in

Me këtë video joshëse paralajmërohet kënga e re e Rina Balajt

Ka publikuar një sërë projektesh këtë vit.Fjala është për reperen nga Istogu, Rina Balaj e cila nuk po ndalet së punuari në projekte të reja muzikore, shkruan lajmi net.“Gigi”, është kënga e fundit e lansuar nga ajo ku vjen në bashkëpunim me artistin shqiptar që jeton në Itali, Sin boy. Ky projekt i tyre u prit tejet mirë nga publiku sa që për një kohë të shkurtër ka mbledhur mbi 10 milionë klikime në kanalin, Youtube.Dhe tani, menaxheri i labelit “On Records”, Met Elshani në të cilin bën pjesë edhe Rina ka paralajmëruar projektin e radhës të Balajt me anë të një video të postuar në Instagram.“Së shpejti, RINA”, është përshkrimi që ia ka bashkangjit videos.Se a është solo apo bashkëpunim Meti nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër. /Lajmi.net/

Futbollisti i famshëm i Kombëtares baba për të dytën herë (FOTO)

Teuta e mbush trupin me lira, shfaqet në krahet e personit të zemrës